TV OPOJA
Aktuale

Veterani i UÇK-së bëhet me shtëpi

Komuna e Malisheves dhe mërgimtarët e kanë bërë me shtëpi familja e veteranit të luftës së UÇK-së, Sabit Dobruna.
Për ndërtimin e shtëpisë për veteranin Dobruna, truallin e ka dhuruar mërgimtari Fatmir Gashi, ndërsa për ndërtimin e shtëpisë kanë ndihmuar edhe Arbnor Bashota, Adrian Dobruna, Faik Zogaj dhe Komuna e Malishevës.

Sot, me rastin e përurimit të shtëpisë dhe dhënies së çelësave të shtëpisë, në vigjilje të shënimit të 28 Nëntorit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka falënderuar të gjithë donatorët, në veçanti Fatmir Gashin, për dhënien e truallit për Sabit Doburnën, si dhe e ka uruar veteranin, për shtëpinë e re.
“Ju jam mirënjohës të gjithëve për këtë gjest human që ju keni bërë dhe i keni siguruar edhe truallin, edhe keni ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë”, tha kryetari Begaj, duke i falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e shtëpisë.

Lajme të përafërta

Top 10 IT Workspace Ergonomics Tips

TV OPOJA
January 24, 2017

Një vit burgim me kusht ndaj Ramadan Mujës

TV OPOJA
December 19, 2018

Haradinaj me mbështetje gjysmake për bashkëkryesimin e dialogut

TV OPOJA
December 5, 2018
Exit mobile version