TV OPOJA
Aktuale

Veteranët Opojarë tubohen sërish për të kremtuar ditën e tyre

Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Kështu që për të kremtuar këtë ditë veteranët e Opojës ishin tubuar sërisht në njërën ndër shtëpi malor në bjeshkëte Sharrit.

Në nje fotografi të publikuar në rrjetin social facebook duket çartë se emblema e formuar me tre shkronja “UÇK” valonte edhe në kete tubim në ballë të odës.

Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.

Me rastin e kësaj dite, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial në Prekaz, si dhe do të ketë një organizim festiv në orët e mbrëmjes.

Lajme të përafërta

Kompania nga Prizreni, kremtoi pensionimin e punëtorit të tyre shumëvjeçare

TV OPOJA
June 22, 2020

Zjarrfikësve do t’iu paguhen orët shtesë jashtë orarit zyrtar të punës në vitin 2019

TV OPOJA
November 16, 2018

Ndërpritet mësimi në ShML Ruzhdi Berisha në Dragash

TV OPOJA
October 18, 2020
Exit mobile version