TV OPOJA
Aktuale

Veseli nënshkruan ligjet për Ushtrinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nënshkruar sot tri ligjet e miratuara javën e kaluar nga Kuvendi për transformimin e FSK-së në Ushtri, atë për Ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ligjin për shërbim në FSK.

Veseli në një postim të tij në Facebook ka thënë se ky është një prej nënshkrimeve më të veçanta.

“Me një ndjenjë të veçantë, sot nënshkrova Ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri. Ky ishte një prej nënshkrimeve më të mira dhe më të vlefshme”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Ndryshe, tri ligjet që mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri janë miratuar në Kuvend të premten, më 14 dhjetor 2018. 

Lajme të përafërta

Hatim Baxhaku dhe Xhavit Ukaj, deputetët e legjislaturës së VII-të

TV OPOJA
February 2, 2020

Sipas deputetit Shala, FSK-ja edhe sot është ushtri e Kosovës

TV OPOJA
October 26, 2018

Qeveria Hoti lehtëson masat për hyrje në Kosovë

TV OPOJA
June 7, 2020
Exit mobile version