TV OPOJA
Aktuale

Veseli merr mbështetjen e Senatit të Belgjikës për integrimet evropiane të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot në Bruksel kryetaren e Senatit të Belgjikës, Christine Defraigne, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.
Kryeparlamentari Veseli e njohu homologen belge me angazhimet e institucioneve të Kosovës dhe reformat e ndërmarra në rrugën e integrimit euro-atlantik, reformat në drejtësi, administratë publike dhe veçmas për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.
Megjithëkëtë, Veseli theksoi nevojën e përkrahjes së shteteve mike, në këtë rast të Belgjikës, për t’i dhënë këtij procesi epilog pozitiv dhe të shumëpritur nga qytetarët e Kosovës, brenda këtij viti.

“Mbretëria e Belgjikës e mbështetë Kosovën në të gjitha proceset integruese dhe në procesin e liberalizimit të vizave. Në takim me kryetaren e Senatit e njoftova atë se Kosova po vazhdon rrugën e saj drejt integrimeve evropiane dhe në rrafshin e brendshëm po bën reformat e nevojshme për zhvillim ekonomik”, theksoi Veseli.

Kryesenatorja belge, Christine Defraigne, nga ana e saj, i dha mbështetje të plotë kryeparlamentarit Veseli dhe institucioneve të Kosovës në angazhimin dhe punën e tyre për përmbushjen e reformave të nevojshme në rrugën e integrimit evropian dhe për zhvillim më të madh ekonomik.
Ajo konfirmoi mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në të gjitha proceset që lidhen me të ardhmen euro-atlantike dhe të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të saj.
Dy homologët u pajtuan se bashkëpunimi i shkëlqyer midis Kosovës dhe Belgjikës mund të avancohet më tej, sidomos në rrafshin ekonomik.​

Lajme të përafërta

Deri në 30 mijë euro gjobë për operatorët që nuk zbatuan kodin

TV OPOJA
November 14, 2018

Qeveria merr vendim: Mjekët dhe profesorët nga tani do ta deklarojnë pasurinë

TV OPOJA
December 10, 2021

Ftesë për qytetarët e komunës së Dragashit të marrin pjes ne diskutimet rreth një qeverisje të mirë!

TV OPOJA
November 2, 2018
Exit mobile version