TV OPOJA
Aktuale

Veseli flet për dialogun, Asociacionin – thotë se mungesa e unitetit mund të çojë në ndarje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dalë me një videomesazh, ku flet për problemet që po hasë spektri politik në Kosovë, sa i përket unitetit rreth Dialogut.

Veseli thotë se mungesa e unitetit rreth dialogut po e dëmton Kosovën.
Sipas tij, nuk duhet lejuar që Kosova t’i humb partnerët ndërkombëtarë, me të cilët kemi ardhur bashkë deri këtu.

“Kemi ardhur në një moment kur dallimet tona të brendshme rrezikojnë seriozisht vendin tonë në këtë proces, duke e fuqizuar Serbinë në arenën ndërkombëtare dhe duke e dobësuar Kosovën. Këtë, ne nuk duhet ta lejojmë. Me asnjë çmim, nuk duhet të lejojmë që t’i humbim partnerët tanë ndërkombëtarë, me të cilët kemi ardhur bashkë deri këtu. Nuk duhet të lejojmë që agjendat e brendshme ta dominojnë agjendën shtetërore”, ka thënë Veseli.

Ai ka folur edhe për rrezikun e ‘ ndarjes’ së Kosovës si shkas i mos unitetit të krerëve politik në vend.
”Mungesa e unitetit dhe kriza potenciale e besimit – e ndan Kosovën më shumë përbrenda sesa rreziku nga jashtë. Prandaj, rreziku i ndarjes përbrenda – rëndon dhe rrezikon ndarjen edhe nga jashtë”, tha ndër të tjera.
Veseli ka përmendur Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, duke thënë se, është kundër të këtë kompetenca ekzekutive.

“Sot, më shumë se kurrë, duhet të kemi besim në vete dhe në shtetin tonë. Në Dialog me Serbinë shkojmë si shtet i pavarur dhe sovran dhe me integritet territorial të paprekshëm, për njohjen, ulësen në OKB dhe anëtarësim në NATO e BE, për paqe dhe stabilitet, për integrim të komuniteteve, e jo për ndarje, jo për pushtet të tretë, jo për Asociacion me kompetenca ekzekutive”, tha Veseli, përcjell TvOpoja

Lajme të përafërta

Bashkëpunimi në mes Drejtorisë së Arsimit në Dragash dhe IOM-Kosova

TV OPOJA
December 22, 2018

Gruaja më e vjetër në Prizren, feston datëlindjen e 112-të (Foto)

TV OPOJA
May 13, 2019

Ministri Gashi raporton para Komisionit për Kulturë

TV OPOJA
November 5, 2018
Exit mobile version