TV OPOJA
Aktualitet

Vërshojnë komente e kërkesa ndaj kryetarit Shabani në Dragash

Komuna e Dragashit ende nuk është e prekur nga virusi corona por banorët e kësaj ane kanë filluar të shqetësohen për gjendjen aktuale raporton televizioni Opoja.

Duke e parë mbrëm nëpër media se në komunën e Prizrenit janë dalë 14 raste pozitive me virusin COVID19, dhe vendosjen e kësaj komune në Karantinë, qytetarët kanë vërshuar me komente dhe më kerkesa ndaj drejtuesve komunal në Dragash.

Ata kërkojnë që të ndërmarrin masa të menjëhershme në koordinim me Policin e Kosovës, Inspektoriatin komunal, dhe me Personelin Shëndetësor në Dragash, të kontrollojnë sejcilin qytetarë që vjen nga zonat e prekura me këtë virus.

Qytetarët kërkojnë që të vendosen postblloqe në dy akset rrugore në njërën anë mbi fshatin Zhur dhe në anën tjetër në hyrje të fshatit Zaplluxhe nga ana e Prizrenit.

Ka të atill që kërkojnë nga inspektorati komunal të merr masa rigoroze për të mbyllur të gjitha kafiterit të cilat sipas tyre janë duke punuar natën me të zezë.

Andaj sipas tyre një koordinim ndërmjet drejtuesve institucional me bashkëpunimin të Policisë së Kosovës, Inspektoratit komunal si dhe Qëndrat e Mjeksisë Familjare në Dragash mund të e parandalojnë përhapjen e virusit në komunën tonë.

Kryetari Shabani në qdo paraqitje të tij në media por edhe nëpërmjet postimeve, ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e komunës së Dragashit të ju përmbahen rregullave si dhe të shmangin lëvizjet e pa nevojshme drejt qëndrave të prekura me këtë virus.

Lajme të përafërta

Gjykata Kushtetuese: Ministri Vitia shkeli Kushtetutën duke e futur Dragashin e Prizrenin në karantinë

TV OPOJA
May 1, 2020

Kryetari Shabani edhe ketë vit nuk do të dekorojë qytezën e Dragashit

TV OPOJA
November 13, 2020

DKA në Dragash, sot ka organizuar mbajtjen e garave “Olimpiada Matematike”

TV OPOJA
February 20, 2021
Exit mobile version