TV OPOJA
Arsim

Vëndi i tretë për projektin e nxënëseve të gjimnazit Hasan Nahi (Foto)

Sot në kryeqytetin e Kenias në Nairobi u mbajt ceremonia finale e olimpiadës ndërkombëtare “Golden Climate”, ceremoni kjo në të cilen u ndan edhe çmimet për projektet fituese pas vlersimit që u bë ditë më parë nga juria e përbër nga profesor të fushave te ndryshme.

Televizioni OPOJA ditë me parë njoftoi së në kryeqytetin e Kenias, në Nairobi po mbahej olimpiada ndërkombëtare në fushën dizajne të ambientit, ndër 200 projektet finaliste po përfaqësohej edhe Kosova nga dy nxënëse të gjimnazit Hasan Nahi, Shqipe Krasniqi dhe Arbëreshë Halimi, kjo e fundit është nga fshati Kuk i Opojës.

Projektet që u prezentuan në këtë olimpiad kan të bëjn me mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut nga pasojat e përdorimit të detergjentëve të zakonshem, në këtë garë kishin aplikuar 2000 projekte të botës prej të cilave jan zgjedhur afër 200 projekte nga 16 shtete si projekte finaliste.

Prezentimi i projektit nga nxënëset tona u realizua ditën e premte para juris si dhe para të pranishmëve tjerë në olimpiad.

“Kemi prezentuar projektin tonë para juris, një juri e përbere nga profesor të fushave të ndryshme si dhe para të pranishmëve tjerë në olimpiad, juria ka parashtruar pyetje të ndryshme rreth projektit ndërsa ne jemi përgjigjur e i kemi informuar ata për çdo detaj.”

Siq ka paralajmëruar TV OPOJA, ditën e djeshme u prezentua edhe kultura Kosovare në ditën e kulturës përbrenda kësaj olimpiade, një prezentim që ka shkuar shumë mirë e është duartrokit nga të pranishmit.

“Dje e kemi prezentu kulturën tonë, shumë njerëz kan bër fotografi me ne e ka pas interesim të madh edhe për materialet e gjërat tjera që ne i kemi sjell nga Kosova, poashtu vallja jonë u pelqye shumë dhe u duartrokit nga turma që po na përcillnin.” 

Ndërsa sot u organizua edhe ceromonia finale e kësaj olimpiade, ceremoni në të cilën u shperndan edhe çmimet për projektet fituëse, projketi i nxënëseve të gjimnazit Hasan Nahi u vlersua nga juria si projekti i tretë fituës e nxënëset u shpërblyen me çertefikata e medalje të bronzta.

©TVOPOJA

 

Lajme të përafërta

Filloi aktiviteti në shenjë përkujtimi të 20 vjetorit të Eksodit nga shkollat “Sezai Surroi” e “Elmaz Ademi”

TV OPOJA
April 9, 2019

Nxënësja e shkollës “Fetah Sylemjani” në Dragash ka një mesazh për bashkëmoshatarët e saj

TV OPOJA
April 2, 2020

Fshati Zaplluxhe vendbanimi më i skajshëm i Opojës

TV OPOJA
April 20, 2019
Exit mobile version