TV OPOJA
Aktualitet

VENBANIMET E OPOJËS SIPAS DENDËSISË DHE LARTËSISË MBIDETARE

DENDËSIA E POPULLSISË

Dendësia e popullsisë në vendbanimet e Opojës është rreth 153 banorë në 1 km², me një numër rreth 19262 banorë, në një sipërfaqe prej 125.86 km2.
Brenda territorit të Opojës ekzistojnë dallime të theksuara sa i përket dendësisë së popullsisë. Në disa vendbanime që kanë numër më të madh të popullsisë edhe dendësia është shumë më e lartë dhe, e kundërta, në vendbanimet që kanë numër të vogël të popullsisë edhe dendësia është shumë më e vogël, në përjashtim të vendbanimit Buzes edhe pse ka numër të vogël të popullsisë ajo karakterizohet me një dendësi më të madhe në krahasim me vendbanimet tjera.
Dendësia më e lartë e popullsisë është në vendbanimin Buzez (251.9 b/km²), Kuk (250.4 b/km²), Brezne (218.2 b/km²), Bellobrad (217.4 b/km²), Zym (214.2 b/km²) dhe Zgatar (207.7 b/km²) .
Vendbanimetmet me shkallë më të vogël të dendësisë së popullsisë janë: Xërxe (66.6 b/km²), Pllajniku (67.9 b/km²), Zaplluxhe (96.8 b/km²), Kuklibeg (103 b/km²).

LARTËSIA MBIDETARE E VENDBANIMEVE

Lartësia mesatare e vendbanimeve është 1107m, e cila përputhet përafërsisht me lartësinë mbidetare të Brrutit.
Lartësi më të vogël ka Bellobrodi (1000 m), ndërsa lartësi më të madhe ka Pllajniku (1350 m).
Lartësia relative prej vendbanimit më të ulët (Bellobradi 1000 m) deri te vendbanimi më i lartë (Pllajniku 1350 m) është 350 m. Po të mos llogaritej lartësia mbidetare e dy fshatrave më të larta malore (Pllajniku dhe Xërxja), atëherë lartësia mesatare e fshatrave tjera do të ulej në 1086 m.
Nga kjo mund të konkludohet se pjesa dërmuese e vendbanimeve të Opojës shtrihen përafërsisht në lartësi të njëjtë mbidetare. Në Opojë veçohen disa grupe vendbanimesh që kanë lartësi plotësisht të barabartë si p.sh. Pllava e Rrenci (me 1040 m), Buçja e Buzezi (me 1070 m), Shajna, Blaçi e Brruti (me 1110 m) dhe Kosava, Bresana, dhe Zgatari (me 1120 m). Shiko tabelën më posht.

Hasim Kryeziu

Lajme të përafërta

U promovua libri më i ri i historianit opojan dr. Sadik Mehmeti

TV OPOJA
December 3, 2021

Ciceronët e ardhshëm nga Komuna e Dragashit vizituan disa nga vendet turistike në Komunën e Dragashit

TV OPOJA
May 4, 2019

Ka përfunduar renovimi i tërësishëm i QKMF-së, së shpejti fillojnë punimet për rregullimin e oborrit!

TV OPOJA
October 10, 2023
Exit mobile version