TV OPOJA
Aktualitet

Vëllezërit Lecaj sjellin dy projekte muzikore për treven e Opojës.

Këngëtaret e mirënjohur Rijad dhe Mirhat Lecaj së fundi kanë sjell dy projekte muzikore për adhuruesit e muzikës së tyre.

Këto dy projekte muzikore të Vëllezërve Lecaj janë kushtuar vendlindjes së tyre pra behet fjalë për treven e Opojës në komunën e Dragashit.

Rijad Lecaj në një prononcim për televizionin Opoja tha se tekstet janë autoktone të trevës së Opojës veç se janë ripërtërirë nga ta për adhuruesit e muzikës së tyre.

Këngët u realizuan në studion e Murat Shalës në Prizren ndërsa Pro Media është përkujdesur për videoklipin.
Xhirimet për keto dy projekte janë realizuar në bjeshkët e bukura të Sharrit.

Lajme të përafërta

Gjatë fundjavës arrestohen katër persona në Dragash

TV OPOJA
April 20, 2020

BEDRI HALIMI PAKËZ GJEOGRAFI PËR AGIM BAHTIRIN

TV OPOJA
April 17, 2020

Në Bresanë është mbajtur turniri “Bresana e Bashkuar”

TV OPOJA
August 10, 2019
Exit mobile version