TV OPOJA
Covid19 Dragash

Vdes edhe një person nga COVID-19 në Kosovë

Klinika Infektive e QKUK-së ka bërë të ditur se sot më 16. 06. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka vdekur pacientja N. D. (1946) nga Komuna e Rahovecit.

Ajo ishte pranuar në Klinikën Infektive më 5 qershor dhe përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në Klinikën Infektive sot janë të hospitalizuar 58 pacientë.

Prej tyre, të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 53 pacientë.

Nga 53 pacientët e infektuar me Covid 19:

33 raste janë në gjendje stabile;20 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve një rast në gjendje të rëndë është duke u trajtuar në Repartin e Mjekimit Intensiv të Klinikës Infektive.

Në pritje të rezultateve janë 3 pacientë, ndërsa 1 pacient i cili rezultoi negativ në testimet e fundit për Covid- 19 vazhdon trajtimin në klinikë.

Sot lirohet nga klinika një paciente e shëruar nga infeksioni me Covid- 19.

Lajme të përafërta

Prizreni sot me gjashtë raste pozitive me Covid-19

TV OPOJA
May 25, 2020

7 të vdekur dhe 335 raste të reja nga COVID-19

TV OPOJA
April 24, 2021

PESËDHJETË E TRE RASTE ME COVID-19 DHE SHTATË TË SHËRUAR!

TV OPOJA
June 13, 2020
Exit mobile version