TV OPOJA
Covid19 Dragash

Vdes edhe një person nga COVID-19 në Kosovë

Edhe një person ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur Klinika Infektive.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një 80-vjeçar nga Prishtina.

“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 20 qershor 2020, në këtë klinikë ka vdekur pacienti A.G. (1940), me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu është bërë e ditur se i njëjti vuante edhe nga sëmundje tjera.

“Pacienti që ka ndërruar jetë, krahas diagnostikimit me Covid-19, vuante edhe nga disa sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 35.

Lajme të përafërta

Pas situatës së krijuar me Covid-19 mblidhet shtabi emergjent në Dragash

TV OPOJA
October 20, 2020

NJËZET E DY TË SHËRUAR DHE NJËZET E NËNTË RASTE ME COVID-19!

TV OPOJA
June 8, 2020

KATËRMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR!

TV OPOJA
May 10, 2020
Exit mobile version