Të premten rreth orës 20:10 në fshatin Zlipotok të Dragashit, është raportuar se viktima është dërguar në QKMF pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.
Sipas një dëshmitar, viktima derisa kishte qenë në bjeshkët e fshatit Zlipotok nuk ishte ndier mirë me shëndet, andaj ishte dërguar te mjeku, transmeton Klan Kosova.
“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”.