TV OPOJA
Kosova

Urdhëron ministri: Mos t’u shitet më duhan e alkool të miturve!

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në vazhdën e vendimeve për mbrojtjen e konsumatorit sot ka lëshuar urdhëresë për Inspektoratin e Tregut, që obligon zbatimin me përpikmëri të nenit 15 të Ligjit Nr 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Urdhëresa e ministrit Shala ka për qëllim të ndalojë dhe sanksionojë shitjen, shërbimin dhe dhurimin e duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën 18 vjeç.
Kjo urdhëresë obligon të gjitha bizneset që ta paraqesin në vendin e tyre shenjën për ndalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën 18 vjeç.
Në urdhëresë thuhet se të gjitha pikat shitëse do të ndëshkohen në rast të mos zbatimit të ligjit.

Lajme të përafërta

Edhe Bresana aktivizohet për ti dalur në ndihmë të prekurve nga termeti në Shqipëri.

TV OPOJA
November 26, 2019

Konjufca takon shefin e EULEX-it: stabiliteti politik dhe zbatimi i ligjit

TV OPOJA
April 24, 2021

Rreth 5 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës sivjet

TV OPOJA
November 17, 2018
Exit mobile version