TV OPOJA
Aktualitet

Uran Halimi: Mund të më kërcënoni me shkarkim por fare nuk më trembni

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Dragashit, ka reaguar pasi në seancën e sotme, grupi parlamentar i LDK-së kërkoi shkarkimin e tij nga kjo pozitë, përcjell televizioni Opoja.

Ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se nuk trembet as me kërcënimet për shkarkim e as nëse shkarkohet nga kjo pozitë.

”Mund të më kërcënoni me shkarkim,e edhe të më shkarkoni, fare nuk më trembni”, ka shkruar Halimi, përcjell televizioni Opoja.

Ai i është përgjigjur LDK-së duke thënë se ata e kanë tradhëtuar Levizjen Vetëvendosje.

”Mund të na tradhtoni (siç edhe e bëtë), ama ne nuk tradhëtojmë sepse ne jemi #VETEVENDOSJE❤”, ka shkruar Halimi.

Lajme të përafërta

Halili: Lutje qytetarëve të Dragashit! Qëndroni në shtëpi, përgjegjësia është e të gjithëve!

TV OPOJA
March 22, 2020

Rritet numri i votuesve në Dragash, këto janë të dhënat e fundit nga KQZ

TV OPOJA
November 14, 2021

Ministri Faton Peci, vizitoi qumështoren Sharri, premton përkrahje Institucionale

TV OPOJA
November 17, 2021
Exit mobile version