TV OPOJA
Sport

United gjen zëvendësuesin e De Geas

Manchester United kanë identifikuar portierin e Brighton, Maty Ryan, si një zëvendësues të mundshëm të David De Gea.
‘Djajtë e Kuq’ duket se kanë filluar të pajtohen me faktin se mund të humbasin portierin spanjoll.Jose Mourinho dhe hierarkia e Unitedit janë të shqetësuar për ndërprerjen e bisedimeve me De Gean për zgjatjen e kontratës.
Kjo ka bërë që ata të mendojnë menjëherë për zëvendësimin e tij.
‘The Sun’ shkruan se United kanë identifikuar Mat Ryan si pasues të De Geas. Australiani ka impresionuar me paraqitje këtë sezon në Premierligë, ku në dhjetë ndeshje ka mbajtur tri herë portën e paprekur.
E ardhmja e David de Gea mund të jetë në Serie A, te skuadra e Juventusit.

Lajme të përafërta

Barça si lidere e La Ligas e turpëron Realit dhe vendos Lopeteguin buzë humnerës

TV OPOJA
October 28, 2018

Klubi i kuajve Liridona dhe e ardhmja e garave me kuaj.

TV OPOJA
January 5, 2019

Top 5 Unheard Interesting Facts About Basketball

TV OPOJA
January 24, 2017
Exit mobile version