Me qëllim të shënimit të 11 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Vajzës, Zyrtareja për barazi Gjinore në Komunën e Dragashit znj.Lindita Piraj, në bashkëpunim me OSBE mbajtën ligjërata, me të cilat synohët sensibilizimi i vajzave (maturante), për barazinë gjinore dhe për pjesëmarrjen e tyre në të gjitha sferat e jetës, duke mos hezituar të përzgjedhin profesionet e tyre dhe ku mund të japin kontribute të barabarta sikur djemtë / burrat.
Ndersa para objektit të shkollës së mesme ”Ruzhdi Berisha”, u shpalos baneri me mbishkrim “Unë mundem” dhe “Vajzat munden”, baner i cili simbolizon se vajzat mund të zgjedhin profesione të ndryshme e të vendosin vetë për të ardhmen e tyre si pjes e barabartë e shoqrisë.
©TVOPOJA