TV OPOJA
Kosova

U quajt “naftë”, Duda Balje thotë se ndihet keq që është deputete e Kosovës

Deputetja Duda Balje nga Lista për Bashkimin Socialdemokrat ka thënë ditët e fundit është ndier e kërcënuar pas reagimeve të qytetarëve për shpenzimet për karburant që deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përfituar ndër vite. Në “Sonte me Rronin”, Bale ka thënë se nuk ka gënjyer për vendbanimin e saj duke arsyetuar shpenzimet për karburant.

Si deputete, ajo thotë se ndjehet keq.
“Katër ditët e fundit jam duke jetuar në kërcënim për fat të keq për një gjë që unë nuk jam fajtore, nuk kam gënjyer as për qytetin ku jetoj, as për veturën që e posedoj, unë shkoj çdo ditë me veturë në punë. Tani dje, pardje kur kam ecur në rrugë shumë komente ofenduese kanë qenë për mua. Lidhur me “nafta”, shumica dhe në kontekste të ndryshme por me qëllimin e njëjtë që të ofendojnë. Vërtetë rëndë pas tri mandatesh sa jam deputete unë, është hera e parë që e ndjej veten shumë keq që jam deputete në këtë shtet’, ka thënë ajo.

Bale ka pritur që pas publikimit të shpenzimeve për karburante të deputetëve, kryeparlamnetari Glauk Konjufca të reagojë. U shpreh se Konjufca duhej të dilte publikisht e të thoshte se deputetët bazohen në një rregullore.

“Kryetari Konjufca asnjë reagim nuk ka bërë tre ditë, shumica e deputetëve jemi nëpër media dhe nuk ka marrë guxim me thënë se ne nuk kemi bërë asgjë keq. A është mëditja e madhe, është pyetje e dytë, por ne këto i kemi marrë në bazë të rregullores së Kuvendit”.

Bale ka thënë se do ta mbështesë iniciativën që rregullorja të ndryshohet dhe deputetët të mos kompensohen më.

Lajme të përafërta

Mbi 21 mijë persona braktisën Kosovën për një vit

TV OPOJA
June 30, 2019

Gjykata e Prizrenit i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për veprën penale dhuna në familje

TV OPOJA
April 22, 2021

QKMF-ja në Prizren merr barna donacion nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë

TV OPOJA
February 22, 2019
Exit mobile version