TV OPOJA
Aktualitet

U mbajt takimi i dytë publik me qytetar për këtë vit (Video, Foto)

Sot në sallën e kuvendit komunal në Dragash me organizimin e kryetarit të komunës u mbajt takimi i dytë publik me qytetar për këtë vit.

Takim ky në të cilin përfaqsuesit e fshatrave adresuan problemet me të cilat po ballafaqohën qytetarët e komunës sonë, para panelit dhe kryetarit Shaban Shabani.

Ne fillim të takimit kryetari Shabani prezentoi para të pranishmëve arritjet e deritashme nga kuvendi komunal dhe komuna e Dragashit, e me pas u hap edhe debati i lir me qytetar.

Problemet kryesore që u parashturan ishin projekti i rregullimit të sheshit dhe trotuarit në qytezen e Dragashit si dhe mirmbajtja e rrugëve gjat dimrit, njëherit pati edhe probleme të parashtruara nga komuniteti goran të cilët pranuan përgjigje si nga kryetari poashtu edhe nënkryetari i komunës.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Kryetari i degës së PDK-së në Dragash flet rreth zhvillimeve të fundit në parti!

TV OPOJA
May 21, 2021

Apel për qytetarë: Drejtohuni zyrës së Gjendjes Civile më të afërt, shmangeni situatën me borë! (Foto)

TV OPOJA
January 10, 2019

Filloi mbarë Testi i Maturës Shtetërore 2019 në komunën e Dragashit

TV OPOJA
June 14, 2019
Exit mobile version