Sot në sallën e kuvendit komunal në Dragash me organizimin e kryetarit të komunës u mbajt takimi i dytë publik me qytetar për këtë vit.

Takim ky në të cilin përfaqsuesit e fshatrave adresuan problemet me të cilat po ballafaqohën qytetarët e komunës sonë, para panelit dhe kryetarit Shaban Shabani.

Ne fillim të takimit kryetari Shabani prezentoi para të pranishmëve arritjet e deritashme nga kuvendi komunal dhe komuna e Dragashit, e me pas u hap edhe debati i lir me qytetar.

Problemet kryesore që u parashturan ishin projekti i rregullimit të sheshit dhe trotuarit në qytezen e Dragashit si dhe mirmbajtja e rrugëve gjat dimrit, njëherit pati edhe probleme të parashtruara nga komuniteti goran të cilët pranuan përgjigje si nga kryetari poashtu edhe nënkryetari i komunës.

©TVOPOJA