TV OPOJA
Kronika

U manifestua programi i duas së Hatmës në Bresanë (Video, Foto)

Ditën e djeshme, në ambientet e shtëpisë së kulturës “Alajdin Xhezairi” në Bresanë u mbajt programi i duas së Hatmës me vijuesit e mësim-besimit pranë xhamisë së vjetër. 30 nxënës nga fshatrat Bresanë e Kuklibeg prezentuan në programin e duas së Hatmës para një numri të madhë të pranishmëve.

“Tradita” po vazhdon vit pas viti, hoxhë pas hoxhë, xhamia e vjetër në Bresanë gjithmonë është njohur si vatër e mësim-besimit, nga viti 1532 kur u ndertua kjo xhami e deri sot mësim-besimi kurr nuk ka munguar, madje as në kohët më të vështira, kjo fal hoxhallarve me vullnet të hekurt qe kurr nuk rreshtën së punuari duke i lën anash të gjitha punet tjera.

Kjo punë e madhe nga hoxhallarët po i nxit edhe nxënësit të cilët frekuentojn në një numër të madh në këtë xhami, dje u manifestua programi i duas së hatmës me gjeneratën e XXV (njëzet e pestë) të djemve dhe gjenaratën e XXIII(njëzet e trete) të vajzave të cilit kishin përgaditur program me Kur’an, ilahi e poezi.

Nga ky grup prej 30 nxënësish dy prej tyre përfunduan hatmen për herë të katertë, pesë nxënës përfunduan hatmen për herë të tret, tetë nga ta për herë të dytë ndërsa pjesa tjeter e përfunduan leximin e Kur’anit pa texhvid për herë të parë.

Vlen të permendet se vetëm nga viti 2007 e deri më tani në këtë xhami kan përfunduar leximin e Kur’anit 813 nxënës  nga fshatrat e ndryshem të Opojës.

Pjesmarrës në këtë manifestim ishte edhe myftiu i Kosovës Naim ef. Ternava me bashkëpuntor, nënkryetari i komunës së Dragashit z.Resul Fetahu, kryetari Driton Qengaj se bashku me gjithë kolektivin e KBI-së Dragash, familjarë e prindër.

Imami i kësaj xhamie Xhevat ef. Fetahi në fjalimin mirëseardhës falendëroi të gjith për pjesmarrje në këtë manifestim e në veqanti uroi prinderit dhe nxënësit të cilët kan përfunduar leximin e Kur’anit.

Falenderime e urime për nxënësit e për imamin e xhamis pati edhe nga të gjith të pranishmit tjere, e në veqanti nga myftiu i Kosovës i cili theksoi se sa her nisen për të vizituar vendin tonë, jan të vetëdishem që po vizitojn një nder vendet me edukatën më të lartë Islame në Kosovë.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të komunës së Dragashit (Video, Foto)

TV OPOJA
December 24, 2021

Mbahën garat “Olimpiada Matematike” dhe “Fizikanët e Rinj” në Dragash (Video, Foto)

TV OPOJA
February 21, 2021

Uran Halimi zgjidhet kryesuës i asamblesë komunale (Video, Foto)

TV OPOJA
December 30, 2021
Exit mobile version