NJOFTIM
Të nderuar/a qytetarë/e të komunës së Sharrit, Shumë e nderuara Mërgata jonë,
Ju ftojmë që të merrni pjesë në tubimin e dedikuar për Mërgatën që e organizon Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr, me datë 28.12.2018, duke filluar nga ora 17:00, tek Shtëpia e Kulturës “Alajdin Xhezairi” në fshatin Brodosanë të komunës tonë.
I pranishëm në këtë tubim do të jetë edhe kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti.
Në këtë tubim do të diskutohet kryesisht për situatën politike dhe për mërgatën tonë.
Pjesmarrja juaj do të jetë nder për ne!
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Sharr, Sharr 2018