TV OPOJA
Sport

Trajneri maqedonas u beson shqiptarëve për ndeshjen me Kosovën

Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angelovski, nuk ka dyshim në dëshirën e futbollistëve të tij për ta mposhtur Kosovën. Kur e thotë këtë, ai mendon për futbollistët shqiptarë që janë bërë kyç në lojën e Maqedonisë.Maqedonia dhe Kosova do të përballen në gjysmëfinalen e Ligës D të Ligës së Kombeve në mars të vitit 2020, nëse nuk kualifikohen në Evropian përmes eliminatoreve të rregullta që nisin pranverën e ardhshme. Ndeshja do të luhej në Maqedoni, shkruan sot Koha Ditore.

Dyshimin për vullnetin e shqiptarëve që të luajnë kundër Kosovës e ka vënë në dyshim gazeta maqedonase “Sport”, që jo rrallë shpreh nacionalizëm përmes sportit.
Por Angelovski nuk ka pranuar të lëshohet në këto ujëra. Ai beson te të gjithë lojtarët.

Lajme të përafërta

Jep dorheqje trajneri i KF. “Opoja” Fitim Tefiku.

TV OPOJA
November 6, 2018

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Dyseldorf

TV OPOJA
February 22, 2019

Naser Tafili nga Opoja triumfues në shumë gara të shahut.

TV OPOJA
March 29, 2021
Exit mobile version