TV OPOJA
Kosova

Totaj tregon se a do të futet PDK’ja në qeveri: Për shkak të situatës politike, mund të jemi fleksibil

Kryetari i PDK-së në Prizren dhe njëherit nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka treguar se a do të hyjë PDK’ja në qeverinë e Hotit.

Ai tha se për shkak të situatës politike, PDK’ja mund të jetë fleksibile.

“Në kryesi nuk është marrë ndonjë vendim që PDK’ja të ndryshë kursin”.

“Megjithatë mund të them se PDK’ja për shkak të situatës politike, PDK’ja përveç qasjes parimore mund të jetë fleksibile dhe nuk do t’i bllokojë proceset”, është shprehur Totaj.

Tutje, ai tregoi se një gjë e tillë ende nuk është vendosur sepse, sipas tij, PDK’ja e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë, nuk është qëllimi i PDK’së që t’i bllokojnë proceset.

“Akoma nuk kemi marrë vendim, por qëllimi ynë është që të mos i bllokojmë proceset. Ne e respektojmë rezultatin e zgjedhjeve”, shtoi Totaj.

Lajme të përafërta

Qeveria tenton t’ia marrë Thaçit “timonin” e dialogut me Serbinë

TV OPOJA
December 5, 2018

Rriten gjobat për ata që u shesin alkool e duhan personave nën 18-vjeç

TV OPOJA
November 11, 2018

Kurti takohet me Lajçak, ia bën të qartë kërkesat për dialog, s’ka tema të reja!

TV OPOJA
April 28, 2021
Exit mobile version