TV OPOJA
Aktuale

Themelohet grupi punues “Ta Pastrojmë Dragashin”

Komuna e Dragashit sot themeloi grupin punues “Ta Pastrojmë Dragashin”, i cili do të koordinojë dhe organizojë aktivitetin e pastrimit në kuadër të iniciativës së Qeverisë së Kosovës për organizmin e aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Takimin e parë të grupit punues, e udhëheqi nënkryetari i Komunës së Dragashit z. Selami Saiti, ku në përbërje të saj ishin përfaqësues të institucioneve relevante si: drejtorë komunalë, Koordinatori lokal “Ta pastrojmë Kosovën”, përfaqësues nga shoqëria civile, nga Policia e Kosovës, nga Këshilli i Bashkësisë Islame, dhe nga kompanitë publike që veprojnë në Dragash.

Ai gjithashtu foli për rëndësinë e organizimit sa më të mirë dhe masovik të aksionit të 15 shtatorit, duke kërkuar angazhimin e të gjithë akterëve për një ditë të suksesshme.
Nënkryetari z. Selami Saiti tha se Komuna e Dragashit do t’i bëjë të gjitha përgatitjet e nevojshme për organizim të suksesshëm të aksionit.

Grupi themelues i këtij aktiviteti përbëhet prej:
Koordinatorë:
1. Jeton Çengaj, OJQ “AVOKO” (Koordinator lokal, Ta pastrojmë Kosovën)
2. Lirim Hajredini, përfaqësues komunal
3. Behar Brenolli, përfaqësues komunal për komunitete

Zyrtarë informues:
Selami Saiti

Të gjithë pjesëmarrësit në takim u zotuan për angazhim në favor të organizimit sa më të mirë të aksionit të 15 shtatorit.

Lajme të përafërta

Njoftim:Debat me qytetare e Dragashit me datë 8 maj 2019

TV OPOJA
May 2, 2019

BRODI – FSHATI JUGOR I BLEGTORISË DHE I TURIZMIT

TV OPOJA
May 28, 2021

Kryeinspektori Bedri Halimi nxirret i prangosur nga Ministria e Mjedisit

TV OPOJA
January 6, 2022
Exit mobile version