TV OPOJA
Aktuale

Thaçi udhëton për në Bjellorusi, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Minsk

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të shefit të Konferencës së Sigurisë së Munihut, Wolfgang Ischinger, ka udhëtuar për në Minsk të Bjellorusisë, ku do të marrë pjesë në Takimin e Grupit Kryesor të Konferencës së Sigurisë të Munihut, një ngjarje e nivelit të lartë që mbledh protagonistë kryesorë rajonalë, krerë shtetesh dhe të organizatave ndërkombëtare, ministra, deputetë, drejtues të OJQ-ve dhe gazetarë, për të diskutuar për çështje rajonale dhe globale të sigurisë.

Thaçi do të marrë pjesë edhe në pritjen e ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Bjellorusi, Peter Dettmar, si dhe shefit të konferencës, Wolfgang Ischinger, si nikoqirë të kësaj konference.
Të mërkurën, presidenti Thaçi pritet të mbajë një fjalë rasti në një panel me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, me moderator ish-ambasadorin Ischinger, ndërkaq panelin do ta hapë ministri i Punëve të Jashtme të Bjellorusisë, Vladimir Makei.
Thaçi do të flasë edhe për përpjekjet për të ndërtuar paqe të qëndrueshme dhe për të forcuar perspektivën euroatlantike për Kosovën dhe rajonin.
Temat e tjera që do të diskutohen në takimin e Konferencës së Sigurisë të Munihut që do të zhvillojë punimet në Minsk të Bjellorusisë janë siguria energjetike, siguria transnacionale, inteligjenca, Procesi i Minskut, marrëdhëniet lindje-perëndim, kontrolli i armëve dhe ndërtimi i mirëbesimit, si dhe konfliktet rajonale./TvOpoja

Lajme të përafërta

Hiqet ora policore dhe zgjatet orari i gastronomisë deri në ora 23:00

TV OPOJA
May 26, 2021

Kosova nuk e ka luksin ta kushtëzojë BE-në

TV OPOJA
November 15, 2018

Mevludin Krasniqi, MSh-së dhe IKSHPK-së: Reagoni në Opojë

TV OPOJA
April 29, 2020
Exit mobile version