TV OPOJA
Aktuale

Thaçi takon Merkel, pajtohen për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Paris ka zhvilluar një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes profilit të tij në “Twitter”, ka thënë se me kancelaren Merkel kanë biseduar për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan opoja.tv.
“Ne u pajtuam se përkrahja gjermane është përcaktuese për këtë marrëveshje dhe për anëtarësimin tonë në BE’, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Më herët presidenti Thaçi ka postuar edhe fotografinë e takimit që ka pasur mbrëmë në Paris me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Lajme të përafërta

“Jetimat e Ballkanit” ndihmuan 170 familje nevojtare në Dragash dhe Fushë Kosovë

TV OPOJA
April 8, 2020

Ky është vendimi i fundit i Gjykatës Speciale ndaj Thaçit e Veselit

TV OPOJA
June 9, 2022

Publikohet afera e këshilltarit të Liburn Aliut

TV OPOJA
June 1, 2022
Exit mobile version