TV OPOJA
Aktuale

Thaçi nuk dëshiron të deklarohet për taksën

Janë bërë tashmë tri ditë prejse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta rrisë taksën ndaj produkteve të Serbisë nga 10 për qind sa ishte në 100 për qind.
Pavarësisht faktit që një vendim i tillë nxiti reagime të shumta presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zgjedhur heshtjen, duke mos u deklaruar fare rreth këtij vendimi, shkruan”Zëri”

Gazeta ka tentuar të marrë një përgjigje nga Presidenca, por nga Zyra e kreut të shtetit nuk kanë pranuar të flasin rreth kësaj çështjeje.
Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se presidenti qëllimisht ka vendosur të mos deklarohet, pasi që sipas tyre përplasja me Qeverinë në këto momente do t’ia ulte atij popullaritetin.
Megjithëkëtë, ata vlerësojnë se Thaçi është kundër vendosjes së kësaj takse, pasi nuk e kishte mbështetur as taksën e vendosur prej 10 për qind, e cila ishte vendosur para pak javësh nga Qeveria

Lajme të përafërta

Anton Quni e mposht Driton Selmanajn në Prizren

TV OPOJA
June 28, 2019

Gjoshi i PDK-së: Albin Kurti është bërë bashkë me Vuçiqin në betejën kundër UÇK-së

TV OPOJA
June 14, 2022

Rrëzohet nga pema, ndërron jetë prizenasi

TV OPOJA
October 2, 2020
Exit mobile version