TV OPOJA
Aktuale

Thaçi: Kundërshtarët e paqes nuk e duan marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi theksoi se ka kërkuar mbështetje në Paris për forcimin e paqes përmes dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kundërshtarët e paqes janë në dijeni se një marrëveshje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do ta prekte planin e tyre destruktiv, plan ky që synon të thyejë Evropën, të shemb standardet demokratike, të mashtrojë dhe të përçajë evropianët dhe të imponojë një moral të vjetër, që e kanë vuajtur dhe duruar gjatë gjeneratat e përparme.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

“Në Forumin e Paqes në Paris kërkova që të mbështeten përpjekjet tona dhe të Evropës për forcimin e paqes përmes dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Qytetarët e Ballkanit e njohin shumë mirë konfliktin e interesave, ndikimeve dhe ideologjive. Por, bota demokratike assesi nuk duhet të lejojë që forcat shkatërruese të ngadhënjejnë mbi mendjet dhe kryeqytetet e Ballkanit, Evropës dhe më gjerë. Kundërshtarët e paqes janë në dijeni se një marrëveshje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do ta prekte planin e tyre destruktiv, plan ky që synon të thyejë Evropën, të shemb standardet demokratike, të mashtrojë dhe të përçajë evropianët dhe të imponojë një moral të vjetër, që e kanë vuajtur dhe duruar gjatë gjeneratat e përparme. Por, derisa ata e dinë shumë mirë pse e kundërshtojnë paqen në mes Kosovës e Serbisë, edhe ne e dimë shumë mirë pse duhet të angazhomi me çdo forcë që ta arrijmë atë. Popujt tanë ia kanë borxh vetvetes dhe gjeneratave të reja që ta zhdukin vijën e frontit që ka lënduar rajonin tonë me shekuj. Ia kemi borxh edhe Evropës, sepse është e vetmja rrugë që mund të garantojë lirinë e qytetarëve tanë, respektin për të drejtat fondamentale të njeriut dhe zhvillimin ekonomik të vendeve tona”.

Lajme të përafërta

Sa janë të mjaftueshëm 33 cent në ditë për fëmijët në Kosovë?

TV OPOJA
November 10, 2018

Ylber Qusaj, doktori i shumë diplomave universitare

Redaksia
January 11, 2023

Autostradat i kushtojnë ‘kuletës’ së shtetit afër 80 milionë euro

TV OPOJA
November 21, 2018
Exit mobile version