TV OPOJA
Aktuale

Thaçi: Do ta bëj realitet ëndrrën e shqiptarëve të Luginës për t’iu bashkuar Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me ish-udhëheqësit e luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook

Ai gjithashtu ka shkruar se është ëndërr e çdo shqiptari që jeton në Luginën e Preshevës të bashkohen me Republikën e Kosovës.

Madje, ai ka premtuar se këtë ëndërr të tyre do ta bëjë realitet me vullnetin e tij politik të pandalshëm.

Ky është postimi i tij i plotë:

Një takim miqësor me disa prej ish-udhëheqësve të luftës së UÇPMB-së. Bashkimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës është ëndërr e çdo shqiptari që jeton atje. Këtë ëndërr të tyre, pandalshëm, me vullnet politik punoj që ta bëj realitet!

Lajme të përafërta

Haki Morina, ish – i burgosur politik reagon rreth menyrës së arrestimit ndaj Kryeinspektorit Bedri Halimi! Beson në pafajsi absolute!

TV OPOJA
January 23, 2022

Qeveria merr vendim: Mjekët dhe profesorët nga tani do ta deklarojnë pasurinë

TV OPOJA
December 10, 2021

Qendra informuese për Shëndetin e Gruas në Dragash

TV OPOJA
October 27, 2018
Exit mobile version