Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.F. nga fshati Zaplluzhë-komuna e Dragashit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë nga neni 178 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.
Masa e paraburgimit do ‘ti llogaritet prej momentit të arrestimit datë 31.10.2018 prej orës 19:00 dhe do të zgjasë deri më datën 30.11.2018.
Ndryshe, me datën 31.10.2018,rreth orës 18:30, në fshatin Zaplluzhë, saktësisht në lokalin e të pandehurit me iniciale A.F., ai tenton të privoj nga jeta personin tjetër me iniciale M.A., si rrjedhojë e një mosmarrëveshjeje paraprake, derisa i dëmtuari ka qenë në lokal së bashku me vëllain dhe fqinjin e tij me iniciale A.T. duke pirë kafe.
I pandehuri i është drejtuar me fjalë “mos e bjer djalin në shkollë pa papuçe” ,duke vazhduar me pas me sharje dhe në momentin kur i dëmtuari ka tentuar të dal nga lokali së bashku me vëllain e tij dhe kushëririn dhe pasi i janë afruar automjetit të tyre i cila ka qenë i parkuar afër lokalit, i pandehuri paraprakisht kishte hyrë në pjesën e shtëpisë ku kishte marr një sëpatë në dorë dhe kur del nga dyert e lokalit e vëren të dëmtuarin duke hyrë në automjet dhe të njtëtin e sulmon me bisht të sëpatës duke e goditur në kokë, duke i shkaktuar lëndime, me ç’rast i dëmtuari është dërguar në Qendrën Emergjente të spitalit të Prizrenit, njofton zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj./tvprizreni.info/