TV OPOJA
Teknologji

Telefoni i ardhshëm i OnePlus merr një ditë bateri për 15 minuta karikim

Zakonisht teknologjitë e karikimit më të shpejtë gjenerojnë më shumë nxehtësi por OnePlus thotë se 8T ka një sistem të ri për largimin e nxehtësisë për ta mbajtur të freskët gjatë karikimit.

Telefoni i ardhshëm OnePlus 8T do të vijë me teknologjinë e karikimit të shpejtë 65W dhe standardin e ri të kompanisë Warp Charge 65 konfirmoi OnePlus ditën e sotme.

Kompania thotë se përdoruesit do të marrin 1 ditë karikim për vetëm 15 minuta dhe specifikisht thotë se për kaq minuta bateria shkon në 58% ndërsa për karikimin e plotë 100% duhen 39 minuta.

Zakonisht teknologjitë e karikimit më të shpejtë gjenerojnë më shumë nxehtësi por OnePlus thotë se 8T ka një sistem të ri për largimin e nxehtësisë për ta mbajtur të freskët gjatë karikimit.

Madje sipas OnePlus telefoni ka 12 sensorë të matjes së temperaturës për të mbajtur procesin nën kontroll. Megjithatë kompania nuk përmendi askund mbështetjen për teknologjinë e karikimit wireless të OnePlus 8T.

65W është mëse dyfishi i shpejtësisë që OnePlus ka aplikuar tek telefonët e tjerë këtë vit. OnePlus 8, 8 Pro, Nord kanë të gjithë standardin 30W Warp Charge 30T. Normalisht për të arritur këto shpejtësi duhet të përdorin një karikues që vjen nga OnePlus në kuti.

Në fillim të javës OnePlus konfirmoi se modeli 8T do të ketë ekran 120Hz, kamër 48-megapiksel, 8GB Ram dhe 128GB memorie. /PCWorld Albanian

Lajme të përafërta

Microsoft teston me tabet që flenë gjumë në shfletuesin Edge

TV OPOJA
September 27, 2020

Apple dërgon përditësimin shumë të rëndësishëm të iOS 14.0.1

TV OPOJA
September 27, 2020

Përshkallëzohet beteja mes Apple dhe Komisionit Evropian

TV OPOJA
September 27, 2020
Exit mobile version