TV OPOJA
Aktuale

MMPH-AMMK kërkon qe lidhur me rastin e Ariut të Murrmë të zbatohet legjislacionin për llojet e mbrojtura shtazore!

Pas publikimit të informacionit për vendimin e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës për vrasjen e Ariut të Murrmë, AMMK njofton opinionin publik që ky vendim është në kundërshtim me rekomandimet dhe qëndrimet e komisionit profesional të MMPH që ishte ngritur për vlerësimin e kësaj gjendje.

Komision për vlerësimin e masave që duhet të ndërmerren për mbrojtjen e banorëve dhe pasurisë së tyre të shkaktuara nga Ariu i Murrmë, ka përfunduar punën e vet lidhur me vlerësimin e situatës dhe dhënien e rekomandimeve për masat që duhet te ndërmerren lidhur me këtë rast.

Komisioni ka hartuar një raport ku janë propozuar edhe disa rekomandime dhe masa të sigurisë.

Mes tjerash është rekomanduar që të shtohen masat e sigurisë, të ndërrohet habitati i ariut, të zbatohet legjislacioni në fuqi për llojet e mbrojtura shtazore si dhe të hartohet plani i veprimit për menaxhimin e situatës.

MMPH /AMMK, paralajmëron se do të merren masat ligjore për të gjitha ata që veprojnë në kundërshtim me legjislacionin për llojet e mbrojtura shtazore përfshirë edhe ngritjen e padive.

Për më shumë shihni raportin e komisionit
http://ammk-rks.net/repository/docs/Raporti.pdf

Lajme të përafërta

Kush do të jetë kandidati për kryeministër që do ta propozojë LDK?

TV OPOJA
April 22, 2020

Hatim Baxhaku i reagon deputetit Haxhi Avdyli: Mos u bë më katolik se papa

TV OPOJA
November 8, 2021

Haxhi Avdyli i del kundër Isa Mustafës për raportin e UNDP-së: Unë u besoj numrave, e jo fjalëve e perceptimeve  

TV OPOJA
May 31, 2020
Exit mobile version