TV OPOJA
Aktualitet

Të rinjet po bëhen armik të shëndetit për vetën, familjen e gjith shtetin

Nje kontribut modest lidhur me pandemine aktuale me Covid 19
Fillimishte,
Epidemia e Variola Vera ne Kosove ne vitin 1972, me gjeti si maturant i shkolles se mesme te mjekesise, pjese e luftes kunder Variola Vera.
Une ne ate lufte isha pjese e nje ekipi se bashku me mjeket Slloven ne Rogove te Gjakoves.
Nisur nga pervoja e ime modeste e asaj periudhe, deshiroj te shfaq mendimin tim qe mund te na ndihmoj ne perballimin e kesaj te keqe qe e ka perfshire edhe shtetin tone.
Variola Vera ne ate periudhe u mposhte me mobilizim te pergjitheshem dhe discipline te jashtzakonshme por edhe te detyruar. Kjo dha rezultate per te ngadhnyer ndaj asaj te keqe.
Ndoshta jem gabim, por mendimi im eshte se si popull nuk jemi te pergjegjeshem ndaj shendetit tone dhe shendetit të të tjereve.

Te pergjegjeshem behemi kur e humbim shendetin.

Pra, ju, ne, qe ende nuk e kemi humb shendetin, duhet te jemi te pergjegjeshem dhe te fillojme te bejme gjera te vogla por qe na ndihmojne shume per fitoren ndaj kesaj te keqe.
Cilat?
1. Te kujdesimi per vehte me sjelljen tone, duke qendrue ne shtepi dhe duke ju perbajtur keshillave qe na ofrohen nga njerzite e profesionit dhe shtetit.
2. Pastertia themelore individuale; larja e duarve, vendosja e maskave mbrojtese, ne kete menyre ne nuk e kontaminojme ambientin dhe edhe nese jemi te infektuar, nuk e perhapim infeksionin.
3. Ketyre masave shume te thjeshta, dhe qe nuk duan shume (fare) shpenzime, nuk eshte veshtire ti permbahen te moshuarit, sepse ata jane me te ndergjegjeshem, te till i beri jeta, por te rinjte, veshtire te disciplinohen.
Nje pjese e te rinjeve me sjelljen e pa diciplinuar dhe te pa pergjegjegjeshme te tyre, behen armik te shendetit te tyre, shendetit te familjes se tyre dhe shendetit te popullit te shtetit te tyre.

Duke e pare sjelljen momentale te popullit tone, e sidomos te rinise sone mendoj se duhet shteti te ndermar masa te ashpra te kufizimit te levizjes, ne menyre qe te detyrohemi te qendrojme ne shtepit tona.

Une mendoj se kjo duhet te behet, sot, menjhere sepse neser eshte vone!

Dhashte Zoti te jem gabim!

Shendet te gjithe Juve, me uraten dhe lutjen, qe me ndihmen e Zotit, perpjekjen – disciplinimin individual te të gjithe neve, dhe ndihmen e shtetit, do te ia dalim, me dhimbje sa ma te vogela.

Me shume respekt SS

Lajme të përafërta

Ku mbeti stadiumi i qytetit? Premtimi i harruar nga kryetari Xheladini

TV OPOJA
June 12, 2022

Resul Sinani isha në trenin e gabuar

TV OPOJA
May 2, 2019

Krasniqi i Vv-së: Tallet me komunën e Dragashit, më mirë të kishin qenë vendore ato farë Birra

TV OPOJA
April 18, 2019
Exit mobile version