TV OPOJA
Opinione

Të reflektohet është e domosdoshme!

Çdo veprim që të dërgon në uljen e tensioneve politike, në këto momente është më se domosdoshme.

Është përgjegjësi kushtetuese, obligim moral dhe njerëzor. Është vlerë intelektuale . Ështe kulturë! Situatën e krijuat ju, politikaj!
Në këto kohëra, më së paku na u desht ky “bakshish”! Populli i izoluar dhe i stresuar. Sytë i patëm nga ju, liderë dhe qeveritarë! Dhe, çfarë bëni ju, ziheni mes vete, si të marrë ?! Na vie turp për ju! Kjo na tregon se juve asgjë s’ju intereson, pos KARRIGAVE TUAJA! Turp,turp i madh! Hiqe atë taksë! Ta kalojmë këtë epidemi (pandemi)!

Askush nuk mund t’ju ndalë, që përsëri ta vëni atë taksë të mallkuar! Hiqeni njëherë dhe ruajini miqtë! Reflektoni, po lutemi, se nuk është koha e bajraktarllëqeve! Koha është për unitet! E kemi gjendjen e jashtëzakonshme, pothuajse! Na presin sfidat politike! Ju pamë si shpresë, që t’i lëvizni gjërat për të mirë! REFLEKTONI sot se nëser do të jetë shumë vonëëë ! Tregoni lidership. Tregoni se në momentet e vështira dimë të menaxhojmë. Dimë të kemi unitetet (siç e kemi bërë para dhe gjatë luftës, por edhe gjatë historisë). Populli ka treguar gjithmonë unitet. Për fat të keq UNI i liderëve (udhëheqësve tanë) ka dështuar me shekuj. Mos e bëni edhe ju!

Fati i Kosovës është në duart tuaja! Thirrni liderët politikë! Thirrni akademikët! Ju, presidenca, parlammeti e keni i obligim ,OBLIGIM! Formojeni grupin e unitetit! Këtë mund ta bëni! Pra,fati i Kosovës është në duart tuaja. Një fjalë e urtë thotë: “Një zot i shtëpisë është i mirë, kur ka razi (harmoni) në shtëpi!” Aspak s’na duhet fama, kur të shkojë Kosova (këtë e dini të gjithë ju politikaj), Hiqe atë dreq takse ,HIQENIIII! Zoti e ruajt Kosovën dhe popullin e saj! Zoti i ruajt aleatët tanë ! Zoti e ruajt njerëzimin!

Shkruan: Ramush RUSHITI

Lajme të përafërta

Dikur e kërkuam, tash po e braktisim…

TV OPOJA
April 7, 2019

Miftar Ajdini:Filozofia e biznesit tek Japonezet!

TV OPOJA
November 16, 2018

ALAJDIN XHEZAIRI: MILITANTI I UÇK-së

TV OPOJA
September 9, 2018
Exit mobile version