TV OPOJA
Arsim

Të pikturosh! qetson shpirtin e freskon mendjen, ekspozitë nga Sabina Ajubi

Të pikturosh! qetson shpirtin, freskon mendjen, e ndihesh shumë më mirë. Në këtë mënyr e përkufizon artin një e apasionuar pas tij që nga fëmijeria! Një e re nga Opoja që artin e ka trasheguar nga babai e ka filluar të pikturoj që në moshën pesë vjeçare, kjo është Sabina Ajubi, e lindur në fshatin Zym të komunës së Dragashit.

Në këtë artikull do ju prezentojm disa nga punimet e Sabinës, e cila nëpërmjet Televizionit Opoja deshiron ti prezentoj në formë të ekspozitës.

“Jam nxënëse në klasën e Xll të gjimnazit “Ruzhdi Berisha” në Dragash. Arti është hobi im, më pelqen dhe jam marrë me pikturim që nga fëmijeria. Kam filluar të pikturoj që nga mosha 5 vjeçare dhe pikturën e kam trasheguar nga babai, i cili gjithmon me motivonte për të punuar çdo herë diçka të re nga kjo fushë.

Në fillim kam filluar të pikturoj me laps dhe pastel kurse tani kryesisht pikturoj në pelhur me tempera.”

Jo vetëm që pikturon për hobi mirpo Sabina ka pikturuar edhe në disa gara, nder to ka përfaqësuar shkollën “Sezai Surroi” në kuzin 123Fillo, e nga juria u vlerësua me pike maksimale. Ndersa si nxënëse e klasës së IX-të në garë brënda shkollës fitoi edhe çmimin e parë për peisazhin më të mire.

“Më pelqen ti testoj njohurit e mija, ta përfaqësosh shkollën në një kuiz I cili transmetohët në televizionin shtetëror ishte sfidë në vete, mirpo emocionet mu larguan në momentin që po dëgjoja fjalë miradie nga juria.

Poashtu edhe të fitosh çmimin e parë në kuadër të shkollës ishte e mrekullueshme, e për këtë i falënderoj shumë profesorët e artit figurative Ibrahim Skenderi e Uran Bahtijari të cilët më kanë ndihëmuar shumë.”

E pyetur nga stafi ynë se si ka ndikuar arti te ajo, dhe se si e mendon të ardhmen në nivelin universitar, Sabina përgjigjet se deshiron që shkollimin ta vazhdoj në këtë fushë.

“Të pikturosh të qetson shpirtin, të freskon trurin, të bënë të ndihesh shumë më mirë dhe konsideroj se e ardhmja ime profesionale do të jetë arti dhe piktura. Kamë synime dhe ambicie që të studioj në këtë fushë dhe në të ardhmen të jem një profesioniste dhe të jap një kontribut për këtë fushë.”

Këto punime që po ju prezentojm më poshtë në përgjithesi janë peizazhe të pikuturuara në pelhurë, e portrete të ilustruara mjaft mirë:

 

 

Televizioni Opoja është dhe do të mbetet një dritare për promovimin e talenteve të trevës sonë, të gjith ata që mendojn se u nevoitet perkrahje mediale të ndihën të lirë të na kontaktojne, …gjithmonë me ju, vetëm për ju…!

Lajme të përafërta

Dega e LDK-së në Dragash sot ka mbajtur takimin e saj të radhës me kryesin

TV OPOJA
June 13, 2021

Dridhje të lehta të tokës në Dragash

TV OPOJA
April 9, 2020

Përmbysje e madhe e fitore madheshtore, fitorja e dytë radhazi nga KF OPOJA (Foto)

TV OPOJA
April 5, 2019
Exit mobile version