TV OPOJA
Opinione

Të jetosh gjeografikisht në Europë, ndërsa jetën ta zhvilloshë sikur…

Shkruan Nexhati Spahiu

Kanë thënë se njeriu është më i fortë se guri. Për popullin tonë shqipëtarë kjo thënje është një realitet që me shekuj e vite kaluam nëpër shumë sfida të ndryshe. Të parët tanë punuan të bashkuar duke mos kursyer asgjë me të vetmin qëllim që atdheu dhe pasardhësit e tyre një ditë ta e shohin të lirë këtë vënd.
U sprovuamë më luftëra, rrahje, burgime, bijtë dhe bijat tona dhanë jetën e tyre për këtë vend që gjeneratat e reja ta e gëzojnë një ditë.

Ëndërr e çdo njëriu ishte të ketë një atdhe, të flas në gjuhën shqipe që Zoti na bëkoi.
Ëndërr e çdo njëriu ishte që të ketë një shtet dhe një identitet, sepse kështu ishte vullneti i Zotit që ne të lindim si shqipëtarë dhe të punojmë për këtë vend.

Ëndërr e çdo njëriu ishte të këtë arsim cilësorë, shëndetësi, drejtësi, barazi dhe një të ardhme më të mirë…
Por kaluam shumë vite, Kosova u bë shtet, por shpresat e të rinjëve po shuhen krejt. A thua ky vend dhe ky popull e ka merituar një gjë të tillë? Korrupsioni në kulminacion, nepotizmi në çdo institucion, drejtësi vetëm në letër.
A thua deri kur ky popull të ketë vuajtje të tilla. Nuk mjafton që vetëm gjeografikisht të jemi në Europ, por me punë, drejtësi dhe nderëshmëri ky popull dhe ky vend duhet të ecë përpara. Këtë gjë ia kemi borxh çdo njëri prej nesh për hir të Zotit, për hirë të gjakut të dëshmorëve tanë, për hirë të kësaj toke tonë të shenjtë. Zoti e bëkoftë këtë vend.

Lajme të përafërta

Vetëvendosje dhe Albin KURTI, janë dy kompontetët kryesorë të Neoshqiptarizmës sot!

TV OPOJA
April 13, 2021

Nënkryetari i VV-së në Sharr: “KU JANË DORËHEQJET MORALE?!”

TV OPOJA
May 22, 2019

MESAZHI I LUFTËS SË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

TV OPOJA
May 5, 2020
Exit mobile version