TV OPOJA
Opinione

Të anojmë në të qenurit dijedashës e jo notedashës!

Nëse sistemi është i organizuar që ne nxënësit të anojmë në të qenurit dijedashës e jo notedashës, s’do të ishte në këtë formë diskutimi rreth vlerësimit të njohurive tona.

Avancimi ynë si i tillë fillon nga prindi. Përkushtimi i tyre në edukaten, vullnetin, deshiren, aftesine e djalit apo vajzes se tij, e jo si kërkesë primare të jetë një notë e arsyetuar mbi një krenari ‘të rrejshme’ në shoqëri.

Vijimësia e përkushtimit të prindit do duhej të varej nga një punë me vlera nga mësuesi. Kur mësuesi ka vënë te nxënësit si qellim dijen e jo notën.

Nëse do të ishim më largpamës, do t’i ulej rëndësia vlerësimit nga të zhvlerësuarit. Përderisa nxënësi është pasqyrim i punës së mësuesit, dhe ne vleresohemi thjeshtë me një numer, i bie se është vetëzhvlerësim nga ana tij.

Edukata me bazë prindin e përkushtuar, arsimi me bazë mësuesin me vlera,
do ta binte efektëshmerinë e binomit edukativo-arsimor, reflektim i të cilit do të jemi ne, nxenësit.

MELEQE AVDULLAHI

Lajme të përafërta

Përse shërben ballafaqimi me historinë?

Redaksia
November 8, 2022

Rrugëtim historie!

TV OPOJA
June 11, 2021

Analfabetët funksional në kërkim të pozitës së intelektualit!

TV OPOJA
April 22, 2019
Exit mobile version