TV OPOJA
Aktuale

Tash edhe zyrtarisht, BE i tregon Kosovës se liberalizimi është larg

Bashkimi Evropian (BE) edhe zyrtarisht i ka paralajmëruar zyrtarët e institucioneve të vendit se liberalizimi i vizave me Kosovën kërkon kohë, pasi të gjitha (28) shtetet anëtare duhet të marrin vendimin për këtë çështje në mënyrë individuale.
Madje zyrtarë nga BE-ja kanë thënë se para se të merret vendimi përfundimtar për heqjen e vizave institucionet e Kosovës duhet ta luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë.
“Komisioni Evropian konsideron se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Tani i takon Këshillit Evropian, pra shteteve anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian që të vendosin mbi propozimin e Komisionit. Nuk ka afat dhe asnjë datë të rënë dakord për një vendim të tillë në këtë fazë. Procesi i vendimmarrjes është kompleks dhe zakonisht kërkon kohë sepse të gjitha 28 shtetet anëtare të BE-së duhet të marrin vendimin e tyre individual”, thuhet në përgjigjen për “Zërin” nga zyra e BE-së në Prishtinë.
Këta të fundit, përpos luftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit kërkojnë miratimin edhe të disa ligjeve në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të përafërta

Elmir Imeri nga Komuna e Dragashit u bë me shtëpi të re!

TV OPOJA
March 13, 2020

Haxhi Avdyli njofton se Qeveria Kurti po harton sot planin qeverisës

TV OPOJA
May 3, 2021

Best Old School Recipes To Die For

TV OPOJA
June 4, 2015
Exit mobile version