TV OPOJA
Aktualitet

Talenti Opojarë që po mahnit me paraqitje në Austri

Amin Shasivari po mahnit me paraqitjet e tij në futbollin e gjeneratave të reja në Austri.

Talenti 14 vjeçar është duke bërë paraqitje fantastike me skuadrën e tij, Blau Weiß Linz.

Amini luan për dy ekipet, për gjeneratën U15 dhe U16 derisa stërvitjet është ftuar t’i realizoj me gjeneratën U18.

Duke qenë larg nivelit të bashkëmoshatarëve, trajneri i tij ka preferuar se më e mirë për të do të ishte të stërvitej me futbollist më të mëdhenj.

Shasivari luan si mesfushor dhe shquhet për organizimin e lojës dhe pasimet vendimtare për sulmuesit.

Ai do të jetë i gatshëm kurdo që ta thërret vendlindja e prindërve të tij, Kosova. /IndeksOnline/

Lajme të përafërta

HALILI: Meritokracia dhe barazia e mundësive, çelës për të ardhmën e shtetit dhe shoqërisë!

TV OPOJA
April 8, 2019

Sofra e Ymer Prizrenit nuk do të mbahet këtë vit

TV OPOJA
June 8, 2020

Mbrojtja dhe promovimi i djathit të Sharrit

TV OPOJA
November 16, 2018
Exit mobile version