Sot u finalizuan aktivitetet e Drejtorisë së Arsimit në Dragash me Caritasin Zviceran (CaCH) në kuadër të projektit SHPRESË të cilat ndërlidhen drejtpërdrejtë me klasat parafillore ( fëmijët e moshës 5 – 6 vjeç) me shpërndarjen e çertifikatave për edukatoret.
Qëllimi i projektit ishte të kontribuon në përmirësimin e cilësisë dhe ofrimit të shërbimeve në arsimin parafillor.
Qëllimi specifik ishte përmirësimi i cilësisë në APF në komunën e Dragashit përmes shërbimeve komunale të përmirësuara dhe të qëndrueshme në trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve për edukatorët ekzistues parafillor në nivelin komunal dhe krijimi i një mjedisi miqësor për fëmijët në klasat parafillore.