TV OPOJA
Aktuale

Sulmohet në Serbi autobusi me pasagjerë nga Kosova (Foto)

Autobusi Festimi

Mbrëmë autobusi me pasagjerë nga Kosova është sulmuar përsëri me gurë në Krushevcë të Serbisë nga persona ende të panjohur.
Kjo nuk është herë e parë që pasagjerët e Kosovës tronditen me sulme me gurë në territorin e Serbisë.
Udhëtari Uka Halilaj, ka thënë për RTK-së, se sulmi me gurë ka ndodhur të hënën në orën 22:20 minuta dhe në atë moment të gjithë udhëtarët kanë qenë të tronditur.
“Kemi qene të tronditur, ne ishim duke udhëtuar me linjën Prishtinë-Austri me Agjencinë “Festimi”. Jemi ndalur pas 300 metra”, tha ai. Sipas tij Policia e Serbisë, kanë dal në ngjarjes pas 15 minutave.
Ai bëri me dije se pastaj kanë vazhduar rrugën për Austri.

Lajme të përafërta

Labinot Tahiri akuza të rënda, thotë se shumica e artistëve s’paguajnë tatim

TV OPOJA
April 24, 2021

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së: Riformatim i qeverisë, ose të shkohet në zgjedhje

TV OPOJA
October 5, 2020

Zyrtari i lartë i Nismës: Po vjen pranvera, e bashkë me të edhe zgjedhjet e reja

TV OPOJA
December 8, 2020
Exit mobile version