Sot u mbajtë akademia përkujtimore kushtuar ditës së dëshmorëve, 5 majit, kjo akademi u mbajtë nën patronatin e OVL të UÇK-së në Sharr e u përkrah edhe nga Komuna e Dragashit.
Programi filloi me homazhe pran shtatorës së Adem Jasharit për të vazhduar me vendosjën e kurorave e luleve edhe tek varrezat e dëshmorëve në Dragash e në fshatin Buqe, poashtu lule u vendosën edhe tek shtatorja e ushtarit Turk i cili u vra gjat de-minimit të Dragashit.
Agjenda vazhdoi me program artistik në shtëpin e kulturës Abdurrahman Gërdellaj, ku prezentuan një numër i madhë i të pranishmëve, e para tyre kryetari i OVL të UÇK-së z. Emri Neshati e vlersoi lartë sakrificen dhe veprën e dëshmorëve të kombit, ndersa kryetari i komunës z. Bexhet Xheladini shtoi se sakrifica e dëshmorëve ishte ajo që e realizoi ëndrrën e stërgjyshërve për lirin e Kosovës poashtu vlersoi lartë veprën e tyre.
©TVOPOJA