TV OPOJA
Kronika

Sot në Bresanë u zbulua tabela në rrugën me emrin e veteranit “Vedat Reshiti” (Video, Foto)

Kuvendi Komunal i Dragashit, me vota unanime, në seancën e datës 2 prill të këtij viti, ka miratuar kërkesën e rreth 30 veteranëve të UÇK-së nga fshati Bresanë, të cilët një vit më parë kishin marrë iniciativën për emërimin e një rruge të fshatit me emrin e bashkëluftëtarit të tyre “Vedat Reshiti”!

Pas përfundimit të të gjitha procedurave zyrtare, sot është bërë zbulimi i tabelës me emrin e rrugës Vedat Reshiti pikërisht në 21 vjetorin e shkuarjes së tij në amshim. Pjesmarrës në këtë ceremoni krahas bashkëluftëtarëve dhe familjarëve të të ndjerit ishin edhe drejtues nga kuvendi komunal në krye me kryetarin e komunës z. Shaban Shabani.

Pas zbulimit të tabelës që u bë nga kryetari i komunës së bashku me një përfaqësues të lagjës dhe një të familjës, me një fjalë rasti ju drejtua të pranishmëve kryetari Shabani, i cili ka vlerësuar lartë personalitetin dhe kontributin e veteranit tashmë të ndjerë Vedat Reshiti dhënë çlirimit të vendit.

Në emër të familjës inciatorët dhe të pranishmit i falendëroi djali I të ndjerit Kushtrimi.

Kujtojm se i ndjeri Vedat Reshiti ishte ushtar i brigadës 138 “Agim Ramadani”, i cili ishte plagosur në betejën e Kosharës.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

CIMIK-u Italian dhuron nga dhjetë kompjuter për tri shkolla të komunës sonë (Video, Foto)

TV OPOJA
November 24, 2020

Me moton “Ndal dhunën në familje” hapet fushata senzibilizuese “16 Ditët e aktivizmit” (Video, Foto)

TV OPOJA
November 25, 2022

Dekorohen pensionistët nga komuna e Dragashit (Video, Foto)

TV OPOJA
June 15, 2023
Exit mobile version