TV OPOJA
Aktualitet

Sot është dita e shkollës Shfmu,, Sezai Surroi” në Bellobrad

Të dashur nxënës, të respektuar mësimdhënës, punëtorë dhe ju prindër!
Më 20 maj 2020, Shfmu,, Sezai Surroi” në Bellobrad me krenari shënon ,,Ditën e Shkollës”. Është ky përvjetori i saj i pesëdhjetetetë i shkëlqimit të saj nëpër periudha të ndryshme.

Rrugëtimin e saj , që nga themelimi ( 20 maj 1962) e bëri jehonë gjithandej vendit, për të mos thënë edhe jashtë tij, duke ndier etjen e madhe për dije dhe arsimim të brezave.
Në këtë përvjetor, ndonëse në rrethana të veçanta, të paparashikueshme për gjithë globin, shkolla po përkujtohet si vatër shumë e çmuar nga nxënësit , mësimdhënësit, stafi dhe dashamirët e saj.

,,Edhe pse jashtë saj, përjetimin e kemi aty”.
Të përshkruash gjithë rrugëtimin ndoshta ka mund, por mbetëm borxh pa theksuar evoluimin e sukseseve të nxënësve.
Traditës së sukseseve në mësimdhënie ashtu edhe në aktivitete jashtëmësimore sikur i është venë bazamenti në këtë vatër arsimore. Suksesi në garat e diturisë, ku nxënës nga shkolla janë dalluar flet për përkushtimin. Aktiviteti kulturor, artistik dhe sportiv, gjithashtu i ka bërë krenar nxënësit dhe rrethin në vazhdimësi.
Shfmu ,,Sezai Surroi” në Bellobrad me tre paralelet e ndara në Brrut, Zym dhe Kapre, kanë mësimdhënës të kualifikuar me përgatitje shkollore sipas kërkesave të Kurrikulës së Kosovës, me metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies.

Të angazhuar në mësimdhënie janë tridhjetëenëntë mësimdhënës, prej tyre gjithnjë duke respektuar edhe përkatësinë gjinore, nëntë janë femra. Në ciklin e lartë (6-9) punojnë njëzetë mësimdhënës, ndërsa në atë fillor (1-5) janë të angazhuar nëntëmbdhjetë. Me parashkollorët udhëheq një edukatore në qendër në Bellobrad, një edukator në paralelen e Brrutit dhe dhe një edukatore në atë, në fshatin Zym.
Shkolla numëron tetëmbdhjetë paralele në ciklin fillor(1-5), me njëqindetetëdhjetë nxënës dhe njëmbëdhjetë paralele në ciklin e mesëm të ulët (6-9), me njëqindepesëdhjetepesë nxënës, parashkollorë janë gjithsej dyzetetre.
Duhet theksuar, se numri i nxënësve në përgjithësi është në rënie, sidomos në viset rurale, prandaj për ne shtron shqetësim, kur i referohemi statistikave të më hershme, ky numër ka qënë dukshëm më i madh. Duke marrë parasysh faktorët socio – ekonomik, zhvillimin e ngathtë të regjionit dhe bashkimin familjar të nxënësve gjithandej, urojmë të jenë arsye për shpresë në të ardhmen.

Sa i takon infrastructures, janë bërë investime sipas planit dhe programit të shkollës.
Në vitin shkollor 2012/2013, është ndërtuar objekti i ri në Bellobrad me njëmbdhjetë dhoma mësimi dhe inventarë, me kushte të mira, ku zhvillohet mësimi në dy ndërrime. Gjithashtu, janë bërë edhe investime edhe në rregullimin e klasës së parashkollorëve dhe në krijimin e kabinetit të informatikës. Për këtë të fundit, i jemi mirënjohës, znj.Genevi Schindehutte, e cila me kontributin e saj nga ,,Korpusi i Paqes” si dhe me angazhimin e saj në mësimin e gjuhës angleze për nxënësit, mbeti shëmbull i një mikeje të paharruar për ne. Për shkak të situates me Covid 19, nuk jemi në gjendje të organizojmë hapjen e kabinetit, të paraparë me rastin e ditës së shkollës, përçka kërkojmë ndjesë.

Në vazhden e prioriteteve, shkolla ka bërë rrethojën e oborrit në fshatin Kapre, këndin e lojrave për nxënësit.
Në fshatin Zym, janë në prioritet të zhvillimit rrethoja e oborrit të shkollës, i cili projekt do të realizohet nga komuna.
Gjithashtu në projekt janë edhe investimet në dy objektetet e shkollave në fshatin Brrut. Shkolla do të izolohet nga jashtë, do të kryhet ndërrimi i dritarëve, instalimi i nxemjes qëndrore, vendosja e instalimeve përcjellëse, vendosja e një muri mbrojtës si dhe renovimet në fushën sportive.

Në objektin e vjetër do të kryhen izolimi i kulmit dhe renovimi. Fillimi i punimëve pritët shumë shpejtë dhe është i realizueshëm.
Të shpresojmë se pas pandemisë, shkolla do t’i këthehet normalitetit dhe aty do të lulëzojë jeta e fëmijëve tuaj dhe e nxënësve tanë, drita dhe dituria e së ardhmës!… Jetë, shëndet dhe dije, që po e synojmë të gjithë!…Me këtë rast, i falenderojmë të gjithë ata që kontribuan, dhanë mundin dhe sakrifikuan për arritjen e rezultateve, që nga themelimi, periudhave heterogjene deri te e sotmja.
Urime Dita e shkollës!… Urime festa e Fiter Bajramit, dhashtë Zoti të këthehemi dhe ecim mbarë!…
Drejtori i shkollës: Ma. Ziqiri Skenderi

Lajme të përafërta

Policia e Kosovës organizoi takim senzibilizues rreth aplikimit të femrave për police (Video, Foto)

TV OPOJA
September 30, 2021

“PUSHO SHQIP”, NË BROD TË DRAGASHIT U HAP SEZONI TURISTIK VJESHTË- DIMËR

TV OPOJA
October 4, 2020

Krasniqi liston arsyet se pse eshte i kunderligjshem nje vendim per kerkesen per ndertimin e stadionit ne Mejdan te Opojes

TV OPOJA
May 4, 2019
Exit mobile version