Qendra Kinematografike e Kosovës ka shpallur fitues skenarin “Shtëpia e Babës” të autorit Korab Lecaj për film në metrazhin e gjatë.
Ketë e ka bërë të ditur edhe vetë autori Korab Lecaj në një postim të publikuar në Facebook raporton televizioni Opoja.
Ai ka falenderu jurinë për vlerësimin e dhënë si dhe ka treguar bashkëpunëtorët e tij në ketë projekt.
Ky është shkrimi i tij në Facebook:
Skenari im për film të metrazhit të gjatë, “Shtëpia e babës”, është shpallur fitues në Qendra Kinematografike e Kosoves, në kategorinë e debutantëve.
Në këtë projekt filmik jemi bashkë me Enis Limani me shtëpinë filmike “Stars Production”, producentin e filmit Valon Bujupi si dhe drejtorin e fotografisë Latif Hasolli.
Faleminderit jurisë për vlerësimin!
Na priftë e mbara!