TV OPOJA
Aktuale

Simiç: Vendimi për taksën ndaj produkteve serbe do të nxisë ikjen e serbëve nga Kosova

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të rritur taksën në 100 për qind për produktet që vijnë nga Serbia, po bëhet me qëllim që të pengojë jetën e serbëve që jetojnë në Kosovë.
Sipas tij një vendim i tillë i një anshëm i Prishtinë po rrezikon paqen dhe jetën normale.
Ai thotë se si pasojë e këtij vendimi mund të nxiten ikjet e serbëve nga Kosova.

“Nga sot buka është për 100 për qind më shtrenjtë, mielli, vaji, qumështi. Për njerëzit gjithçka ndryshoi për të keq. Një vendim politik që mund të qojë në emigrimin e serbëve nga Kosova”, ka thënë Simiç për Tv Pink
Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajic, ka thënë se ky vendim politik i Republikës së Kosovës është si hakmarrje për votimin e djeshëm në INTERPOL.
Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thirrur një mbledhje urgjente të ambasadorëve të huaj në Beograd.
Gjithashtu ka thirrur edhe një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Lajme të përafërta

Jetmir Hakiu nga Opoja pjesë e garës së çiklizmit e cila do të mbahët në Shqipëri!

TV OPOJA
May 20, 2021

Mësimdhënësit e SHMB “Qazim Shehu” ndjekin për së afërmi orët mësimore në shkollën Fetah Sylejmani

TV OPOJA
May 2, 2019

Nexhat Daci thotë se Ujmani nuk mund t’i merret Kosovës

TV OPOJA
October 31, 2018
Exit mobile version