TV OPOJA
Aktualitet

Si i mbeti emri fshatit ‘Rrenc’ kjo është arsyeja!

Në zonën e Dragashit ndodhet një fshat i vogël me rreth 120 shtëpi,e diku rreth 400 banorë, që ka një emër interesant! Fshati quhet ‘Rrenc’.

Emri i fshatit Rrenc vjen nga  familjet e para në këtë vend kanë të cilët kaën ardhur nga rrethi i Lezhës, ku është Mali i Rrencit, nga ku edhe supozohet se rrjedh emri i fshatit Rrenc.

Vlenë të përmendet se fshati përkundër vështirësive që ka në qarkullim dhe shkollim të fëmijëve, ka mbi 20 mjekë që punojnë në Spitalin e Prizrenit dhe Dragashit.

Emri ka qenë arsye pse në plot raste banorët e fshatit, që aktualisht janë rreth 400, u përballën me situata interesante, përfshirë edhe ato ku mosbesimi për ta ishte i theksuar.

Për momentin Rrenci ka 120 shtëpi dhe 400 banorë, ndërsa numëron rreth 65 nxënës dhe 70 studentë.

Ashtu si edhe shumica e fshatrave të Opojës edhe nga Rrenci ka një lëvizje të madhe të banorëve drejt botës së jashtme, ku rreth 30 % e tyre supozohet se janë shpërngulur.

Lajme të përafërta

Në Bresanë u bë hapja solemne e dy Qendrave me Bazë në Komunitet

TV OPOJA
October 16, 2023

86 pako ushqimore u shpërndanë nga Shoqata humanitare Opoja

TV OPOJA
April 13, 2021

Nga Dragashi në Botë: Olimpiada Matematikore Komunale si trampolinë për sukses ndërkombëtar (Video, Foto)

TV OPOJA
November 9, 2024
Exit mobile version