TV OPOJA
Ekonomi

Shumë biznese nuk morën nga 290 euro për punëtorë

Ani pse shumë biznese të cilat nuk u ndalën së punuari asnjëherë në pandemi morën nga shteti mbështetje financiare nga masa për punëtorë nga 290 euro, disa biznese individuale që ishin të mbyllura për shkak të masave kufizuese nuk kanë arrit ta marrin këtë mbështetje asnjëherë.

Një ndër këto biznese individual, është edhe “Moda sebby” nga Gjilani, që nuk mori asnjë cent, e që ka bërë disa ankesa në Ministri të Financave dhe në Administratën Tatimore të Kosovës.Këta të fundit, pranojnë se janë ende disa biznese që nuk kanë përfituar nga kjo masë, por thonë se janë duke i shqyrtuar ankesat e tyre nga Komisioni përkatës dhe do të marrin përgjigje të shpejtë.

Tansu Emini nga “Moda sebby” tregon se është taksa pagues për më shumë se 12 vjet, dhe mbetet i diskriminuar nga shteti karshi atyre bizneseve që përfituan gati nga 1 milion euro dhe nuk ishin të mbyllura në kohë pandemie.Emini thekson për KosovaPress, se nga dhjetë euro janë të detyruar të paguajnë për çdo muaj për kartelën bankare të biznesit, në anën tjetër sipas tij, asnjë cent nuk morën nga shteti edhe pse ishte kriter nga ATK-ja për këtë kartelë.“Biznesi dy punëtor i ka, unë edhe babi, të regjistruar jemi, prej tetorit na kanë thënë me hap llogari të biznesit dalin paratë. Tri herë ankesë kemi bërë, por prej 16 tetorit e deri më sot paratë nuk kanë dalë, pra asnjë cent, vetëm atë nga 170, asgjë tjetër… (3;07) Ato (qendrat tregtare) kanë punuar kanë marrë para, ndërsa ne s’kemi punuar edhe shumica e kolegëve që jemi me lokale brenda, vetëm dy veta i kanë marrë paratë, 20 jo”, thekson Emini.

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa thekson për KosovaPress se secili tatimpagues që nuk ka arrit të marrë mbështetjen prej 290 euro, fillimisht duhet të bëjë ankesë, të cilat shqyrtohen shpejt nga Komisioni përkatës.

Lajme të përafërta

Mundësi për partneritete të reja ndërmjet bizneseve kosovare dhe amerikane

TV OPOJA
October 30, 2018

Rreth 2500 vende të reja të punës paralajmërohen nga Ministria e Bujqësisë

TV OPOJA
December 16, 2020

Tri profesionet më të paguara në Kosovë

TV OPOJA
April 29, 2021
Exit mobile version