TV OPOJA
Aktualitet

Shumë ankesa e kërkesa ndaj Kryetarit Shabani në takimin publik me qytetarët!

Qytetarët e komunës së Dragashit në drejtim të Kryetari Shabani kishin shumë kërkesa dhe ankesa të cilat sipas tyre pushteti lokal duhet të ju bëj zgjidhje.

Njeri nga qytetarët e komunës sonë kishte një kërkesë nga kryetari që fëmijët të porsalindur në komunë të ndihmohen nga komuna me një shumë simbolike ashtu siç e kanë bërë disa nga komunat të tjera të Kosovës.
Qytetari me një fjalë kërkon që për çdo fëmijë të porsalindur në Dragash të caktohet një shumë simbolike nga buxheti i komunës siç thotë ai fëmijët janë e ardhmja e këtij vendi dhe ne tek ata duhet të investojmë.

Në pjesen më të madhe të diskutimit ndermjet qytetareve të komunës së Dragashit me Kryetarin Shabani si tema kryesore ishin ato të mbetruinave të ngurta,uji i pijes si dhe problemet e infrastrukres neper fshatra të komunës së Dragashit.

Disa nga perfaqesusit e fshatrave kishin edhe ankesa për hudhjen e mbetruinave të ngurta nga operator ekonomik si dhe nga qytetare të pa përgjegjeshem por të shumt ishin edhe ata të cilet kërkonin një zgjidhje për ujin e pijes ku nuk mbet pa u diskutuar edhe projekti për furnizimin e 15 fshatrave .

Ankesa kishte edhe për mungesen e parkingut në qytezen e Dragashit gjat sezonit veror ku fluksi i madh i mergimtareve gjat sezonit të verës e ngarkon komunikacionin brenda në qytez.

Sugjerime për këtë kishte që të hapen stadioni i shkolles fillore në Dragash dhe asaj të mesme për te ju lehtesuar sa me shumë banoreve qarkullimin në qendër.

Një qytetar nga fshati Pllav kishte akuza të shumta ndaj drejtorive në komunën e Dragashit ku si pretendon ai në komunën e Dragashit më shumë se një muaj nuk ka dezinfektues si dhe në spitalin e Dragashit nuk ka barna të mjaftueshem.

Ndërsa sa i përket drejtorit te Bujqesis në Dragash qytetari pretendon se asnjëher nuk ka marr iniciativ për të ju drejtuar Ministris së Bujqesis me kërkesë për të mbeshtetur Blegotret në komunën tonë.
Përfaqësuesi i banorëve të qytezës së Dragashit kërkoi që objekti ku është Kryqi i Kuq në Dragash të prishet krejt sepse nuk i plotëson kushtet për punë dhe në atë të ndërtohet një objekt i ri ku mund të akomodohen shumë institucione si Qendra Rinore e OJQ të ndryshme të cilat operojnë në komunën e Dragashit.

Kryetari Shabani falemnderoj të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në këtë diskutim publik si dhe njoftoj të pranishmit që të gjitha kërkesat do të merren parasysh e do të i hartojnë në projekt buxhetin i cili pritet të miratohet në fillim të muajit shtator të vitit 2020.
Por njeherit Kryetari njofton se për implementimin e kërkesave të qytetarëve duhet të vendosë organi më i lart i cili është Kuvendi Komunal

Lajme të përafërta

Pllava një nga fshatrat më të lashta dhe më të mëdha të trevës së Opojës

TV OPOJA
May 13, 2019

Njoftim me rëndësi rreth organizimit të Panairit EXPO SHARRI

TV OPOJA
October 25, 2022

DJALOSHI NGA OPOJA, KAMPION SHAHU NË NORVEGJI

TV OPOJA
January 14, 2020
Exit mobile version