Shkolla e mesme e lartë e Mjeksisë në Prizren “Luciano Motroni” nga sot është bërë me Drejtorë të ri pas daljes në pension të z.Ridvan Hoxha.
Nga sot ushtrues i detyrës së drejtorit në këtë institucion shkollor me vendim të Kryetarit të komunës z. Mytehar Haskuka u emrua drejtor z. Shkuri Myrtezani.
Shukri Myrtezani është me prejardhje nga fshati Zaplluxhe i komunës së Dragashit.
Profesori Myrtezani për shumë vite ushtroi detyrën e profesorit në këtë institucion të lartë arsimor njofton Televizioni Opoja.
Dorëzim pranimi i detyrës së Drejtorit të këtij institucioni është bër në prani të Drejtoreshës së arsimit në Prizren si dhe Këshillit drejtues të shkollës.